Koronavirusi i ri: manual. Si të silleni nëse keni dyshime

.

1. Cilat janë simptomat të cilave duhet tu bëj kujdes?
Ethe dhe simptoma të ngjashme me gripin si koll, dhimbje gryke, frymëmarrje të shkurtër, dhimbje muskujsh, lodhje janë sinjale të një infeksioni të mundshëm prej virusit të ri korona.

2. Kam ethe dhe/ose simptoma gripi, çfarë duhet të bëj?
Qëndro në shtëpi dhe merr në telefon mjekun e familjes, pedjatrin apo mjekun e rojes.

3. Pas sa kohe mund ta marr mjekun në telefon?
Menjëherë. Nëse mendon se je infektuar, merr menjëherë në telefon sapo të ndjesh simptomat e infeksionit të frymarrjes, duke shpjeguar simptomat dhe kontaktet në rrezik.

4. Nuk arrij të kontaktoj mjekun e familjes, çfarë duhet të bëj?
Merr në telefon një prej numrat e emergjencës tek website www.salute.gov.it/nuovocoronavirus

5. Mund të shkoj direkt në urgjencë apo tek mjeku im i familjes?
Jo. Nëse shkon në urgjencë apo shkon në studjot mjeksore pa u marr vesh me mjekun mund të infektosh njerëz të tjerë.

6. Si mund ti mbroj familjarët e mi?
Ndiq gjithmonë rregullat e higjenës personale (laj rregullisht duart me uje dhe sapun ose përdor një locion me bazë alkooli) dhe mbaj ambientin të pastër. Nëse mendon se je infektuar përdor nje maske kirurgjike, qëndro larg prej familjarve dhe dizinfekto shpesh objektet e mjedisit të përbashkët.

7. Ku mund ta bëj provën e virusit?
Provat bëhen vetëm në laboratoret e caktuar të Shërbimit Shëndetsor Nacional. Nëse mjeku jot mendon se është e nevojshme një prove për virusin do të japi indikacionet se si duhet sjellur.

8. Ku mund të gjej informacione të tjera të besueshme?
Ndiq vetëm indikacionet specifike dhe të azhornuara të website zyrtare, të autoriteteve lokale dhe të Mbrojtjes Civile.

You may also like...

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip