OBSH - Organizata Botërore e Shëndetësisë: masat themelore të mbrojtjes kundër koronavirusit të ri

Mbahuni të informuar me informacionet më të fundit mbi epideminë COVID-19, të disponueshme në uebfaqen e OBSH-së dhe përmes autoriteteve kombëtare dhe vendore të shëndetësisë. Shumica e njerëzve që infektohen kanë një sëmundje të lehtë dhe shërohen, por në disa raste mund të jetë më serioze. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe mbroni të tjerët duke marrë masat e mëposhtme:

Lani shpesh duart
Pastroni duart rregullisht dhe tërësisht me një locion me bazë alkooli ose lani ato me sapun dhe ujë.
Pse? Larja e duarve me sapun dhe ujë ose përdorimi i një locioni me alkool vret viruset që mund të jenë në duart tuaja.

Mbani një distancë sociale
Mbani një distancë prej të paktën 1 metër midis vetes dhe kujtdo që kollitet ose teshtin.
Pse? Kur dikush kollitet ose teshtin, ata spërkatin pika të vogla lëngu nga hunda ose goja që mund të përmbajnë virusin. Nëse jeni shumë afër, mund ti merrni këto pika me anë të frymëmarrjes, përfshirë dhe virusin COVID-19 nëse personi që kollitet eshte i prekur.

Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës
Pse? Duart prekin shumë sipërfaqe dhe mund të vijnë në kontakt me virusin. Pasi të kontaminohen, duart mund ta transferojnë virusin në sy, hundë ose gojë. Nga atje, virusi mund të hyjë në trupin tuaj dhe t'ju sëmurë.

Merrni masa higjenike të frymëmarrjes
Sigurohuni që ju dhe njerëzit përreth jush po ndiqni një higjenë të mirë të frymëmarrjes. Kjo do të thotë të mbuloni gojën dhe hundën me bërryl ose një facoletë kur kolliteni ose tështini. Pasi ta përdorni atë menjëherë duhet ta hidhni.
Pse? Pikat përhapin virusin. Duke ndjekur një higjenë te mirë të frymëmarrjes, ju mbroni njerëzit përreth jush nga viruset si ftohja, gripi dhe COVID-19.

Nëse keni ndonjë simptomë ose shqetësim, qëndroni në shtëpi dhe telefononi mjekun e familjes, pediatrin o rojën mjekësore. Ose telefononi numrat rajonal falas.

You may also like...

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip