Informacioni emergjenca COVID-19 che procedura për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare

Përhapja e virusit COVID-19 është një emergjencë në Itali dhe në mbarë botën

Për shëndetin e të gjithëve është e rëndësishme të mos lini vendin ku jetoni dhe të lëvizni vetëm për: nevoja pune; situata nevoje; arsye shëndetësore; kthim në vendin ku jeton.

Në mungesë të njërës prej këtyre arsyeve, parashikohet një sanksion.

Për të shmangur infektimin, janë parashikuar masa që influencojne disa aspekte të procedurës për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare

1. Doni te kerkoni mbrojtje ndërkombëtare?

Zyrat e Emigracionit te Policisë janë të mbyllura për publikun, por ju mund të shkoni në Selinë e Policisë (Kuestura) për të shprehur vullnetin tuaj për të kërkuar mbrojtje ndërkombëtare dhe kërkesa juaj do të regjistrohet sapo të jetë e mundur.

2. Po prisni të thirreni nga Komisioni Territorial për intervistën tuaj ose intervista juaj ishte planifikuar për këto ditë?

Për të shmangur përhapjen e virusit, zyrat e Komisioneve të Territorit në këtë periudhë janë të mbyllura për publikun dhe intervistat janë pezulluar. Sapo të mbarojë emergjenca, Komisioni do t'ju njoftojë për datën e re të intervistës, në mënyrë të zakonshme.

Mos harroni se çdo komunikim nga Komisioni dhe autoritetet do të dërgohet në adresën e fundit që ju dhatë. Nëse jeni larg nga pritja, kontrolloni që emri juaj të tregohet saktë në zilen e derës.

3. Po prisni rezultatin e aplikimit tuaj për mbrojtje ndërkombëtare?

Do të merrni një komunikim me rezultatin sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse në këto ditë ju ështe komunikuar vendimi dhe mbrojtja juaj është njohur, ju duhet të prisni që emergjenca të përfundojë dhe të shkoni në selinë e policisë për të kërkuar lejen tuaj të qëndrimit.

Nëse e keni marrë vendimin por nuk jeni të kënaqur dhe doni të apeloni, duhet të dini se për shkak të vështirësive të shkaktuara nga emergjenca, afatet e apelimit janë aktualisht te pezulluara. Kështu që ju keni më shumë kohë për të paraqitur ankesën tuaj. Sidoqoftë, tashmë mund të kontaktoni me telefon ose email me avokatin tuaj ose me operatorin ligjor të qendrës ku jeni, nëse është e nevojshme.

4. Keni nevojë për informacione ose keni për të dërguar dokumente Komisionit Territorial?

Zyrat e Komisioneve Territoriale janë të mbyllura për publikun gjatë kësaj periudhe. Sidoqoftë, mund të dërgoni një email në Komisionin Territorial të Referencës në çdo kohë: shikoni kontaktet e bashkangjitura.

You may also like...

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip