Info CuraItalia

seleziona lingua 2
Seleziona lingua:

Bonus 600 Euro: i disponueshëm edhe për azilkërkuesit, refugjatët dhe mbajtësit e lejeve të tjera të qëndrimit

Nga 1 Prilli 2020 në uebfaqen e INPS (https://www.inps.it/) mund të aplikoni për të marrë Bonusin prej 600 Euro për muajin Mars.

  • Punonjësit autonomë që kanë hapur një numër të TVSH-së (partita IVA) deri me 23 shkurt 2020

  • Bashkëpunëtorë të koordinuar dhe të vazhdueshëm (Co.co.co.) me marrëdhënie aktive punësimi në 23 shkurt 2020

  • Artizanë, tregtarë, fermerë të drejtpërdrejtë, aksionarë dhe kolonë

  • Punëtorët sezonalë të turizmit dhe qëndrave termale që kanë ndërprerë (pa u varur prej tyre) marrëdhëniet e punës nga 1 Janari 2019 deri më 17 Mars 2020

  • Punëtorët e spektaklit me të paktën 30 kontribute ditore të paguara në vitin 2019 dhe me të ardhura në të njëjtin vit jo më të larta se 50,000 euro;

  • Punonjësit e bujqësisë, punëtorët bujqësorë me kohë të caktuar dhe kategoritë e tjera të punëtorëve të regjistruar në listat vjetore me kusht që ata të kenë së paku 50 ditë punë efektive në bujqësi në vitin 2019

Kontributi NUK mund të kërkohet nëse aktualisht merrni:

Çfarë ju nevojitet për të aplikuar?

  • Një llogari rrjedhëse ku INPS do të kreditojë kontributin ● Hyrja në shërbimet online të INPS https://serviziweb2.inps.it/RichiestaPin/jsp/menu.jsp

Hyrja në shërbimet online të INPS https://serviziweb2.inps.it/RichiestaPin/jsp/menu.jsp https://serviziweb2.inps.it/RichiestaPin/jsp/menu.jsp

Bonusi baby sitting (shërbimi dado): i disponueshëm edhe për punonjësit refugjatë dhe azilkërkues.

Në uebfaqen e INPS (www.inps.it), si një alternativë e pushimit prindëror (congedo parentale), ju mund të kërkoni një bonus për të paguar shërbimin e baby sitting, të parashikuar ne Decreto Cura Italia... . .

Bonusi parashikohet për punonjesit e mëposhtëm:

  • punonjës të sektorit privat;
  • të regjistruar ekskluzivisht në Gestione Separata. (Fond Sigurimesh INPS për kategori te veçanta punonjësish)
  • të vetëpunësuarit e regjistruar në INPS
  • të vetëpunësuarit e regjistruar në fonde profesionale

Bonusi përbëhet nga maksimumi 600 Euro për çdo familje me fëmijë nën moshën 12 vjeç për të shpenzuar në shërbime te baby sitting. Kufiri i moshës nuk vlen për fëmijët me aftësi të kufizuara të regjistruar në shkollë ose të vendosur në qendrat e kujdesit ditor. Bonusi paguhet nga INPS përmes Librezës Familjare. . .

Për informacion dhe për të aplikuar për bonusin, duhet të hyni në shërbimet online të INPS (https://www.inps.it/)

Kujdes: Nëse aplikimi është paraqitur me PIN të thjeshtuar, duhet të dispononi dhe pjesën e dytë e PIN-it, në mënyrë që të regjistroheni në platformën e Librezës Familjare dhe të përfitoni bonusin në mënyrë elektronike.

Leje speciale COVID-19: e disponueshme edhe për azilkërkuesit dhe refugjatët

Përmes faqes së internetit INPS (https://www.inps.it/) është e mundur të kërkohet një leje e jashtëzakonshme 15-ditore e hapur për të gjithë punëtorët nga 5 marsi deri në ditën e rihapjes së shkollave.https://www.inps.it/

Karakteristikat:

Paga 50%, për prindërit e fëmijëve deri në 12 vjeç

Pa pagesë për prindërit e fëmijëve midis moshës 12 dhe 16 vjeç

Paga 50% për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara të rënda (pa kufij moshe)

Çfarë ju nevojitet për të aplikuar?

SI TË HYNI NË SHËRBIMET ONLINE E TË APLIKONI PËR: BONUSIN 600 EURO / LEJE E JASHTËZAKONSHME COVID / BONUSI BABYSITTING

Është e mundur të hyni në shërbimet online INPS përmes:
1. PIN i lëshuar nga INPS;
2. SPID i nivelit 2 ose më i lartë;
3. Karta e Identitetit Elektronik 3.0 (CIE);
4. Karta Kombëtare e Shërbimeve (CNS).
Mund të kërkoni PIN-in përmes kanaleve të mëposhtme:
- faqja e internetit www.inps.it, duke përdorur shërbimin "Richiesta PIN";
- Contact Center, duke telefonuar numrin pa pagesë 803 164 (falas nga rrjeti fiks), ose 06164164 (me pagesë nga rrjeti celular).
.

You may also like...

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip