Jeni një i mitur në pritje të ribashkimit familjar?

Përshëndetje!

Nëse jeni duke pritur të ribashkoheni me një anëtar të familjes tuaj përmes procedurës së ashtëquajtur "Rregullorja Dublin III", lexoni me kujdes informacionin e mëposhtëm:

  • Siç e dini, emergjenca shëndetësore nga COVID - 19 përfshin të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Qëllimi kryesor i të gjitha shteteve është mbrojtja e shëndetit të njeriut, e cila është e mundur në këtë moment vetëm duke minimizuar udhëtimet brenda dhe jashtë shteteve.

  • Nëse jeni në fillim të procedurës, shfrytëzoni këtë periudhë për të kërkuar dokumente në lidhje me ju dhe te afërmin që dëshironi të arrini në Europë. Nëse është e mundur, kontaktoni të afërmit tuaj për t'ju dërguar foto, çertifikata të lindjes, kartat e identitetit ose çdo lloj dëshmie e prove se jeni një familje: ky material mund të dërgohet edhe gjatë kësaj periudhe. Zyrat që merren me kërkesën tuaj vazhdojnë të punojnë!

  • Masat për të përballuar emergjencën nuk e bllokojnë përgjithmonë transferimin tuaj, por ato mund të ngadalësojnë procedurën tuaj të ribashkimit: urgjenca që po përjetojmë është e përkohshme, nuk do të zgjasë përgjithmonë! Mos u shqetëso, duhet të jesh i durueshëm!

  • Nëse keni bërë kërkesë për ribashkim dhe jeni afër që të mbushni 18 vjeç, ose i keni mbushur menjëherë pas paraqitjes së kërkesës, mos u shqetësoni: procedura juaj vazhdon edhe nëse jeni bërë i rritur!

  • Se stai per compiere 18 anni, vorresti raggiungere un tuo familiare in un altro Stato dell’Unione Europea, ma ancora non hai presentato domanda di ricongiungimento, parlane subito con il tuo tutore, operatore, consulente legale, assistente sociale: loro sanno cosa fare e possono aiutarti.

  • Nëse jeni afër të mbushni 18 vjeç, e dëshironi të arrini një familjarin tënd në një shtet tjetër të Bashkimit Evropian, por akoma nuk keni aplikuar për ribashkim, bisedoni menjëherë me tutorin tuaj (kujdestarin), operatorin, konsulentin legal (ligjor), asistentin social: ata dinë çfarë të bëjnë dhe mund t'ju ndihmojnë.

Nëse keni ndonjë dyshim, flisni për të! Operatori, tutori, konsulenti legal janë këtu për t'ju mbështetur ju dhe familjen tuaj dhe mund t'ju japin informacione të dobishme.

Nëse keni pyetje në lidhje me ribashkimin tuaj, projekti EFRIS mund t'ju përgjigjet: na telefononi, na shkruani ose pyesni operatorin tuaj të na kontaktoni në adresën e postës elektronike progettoefris@cidas.coop ose në numrat +39 3404277780; +39 3428735259.

Nëse dëshironi më shumë informacion, mund të vizitoni uebfaqen Juma Map https://coronavirus.jumamap.com/it_it/ ose të kontaktoni operatorët në numrin pa pagesë 800905570/3511376355 ose në adresën numeroverderifugiati@arci.it

(Thanks to CIDAS)

You may also like...

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip