TRAFIKIMI I QËNIEVE NJËREZORE ËSHTË SHKELJE E RËNDË E TË DREJTAVE TË NJERIUT

NËSE KE PËRJETUAR APO PËRJETON NJË SITUATE SHFRYTËZIMI MUND TË KËRKOSH NDIHMË

CHIAMA IL 800290290
Falas - Anonim - Aktiv 24h

Në Itali ka shërbime që ofrojnë mbrojtje dhe ndihmë për njerëzit që kanë jetuar ose janë duke përjetuar situata shfrytëzimi. Këto shërbime ofrojnë mbrojtje përmes akomodimit në banesa sekrete, asistencë shëndetësore dhe ligjore dhe ndihmë për të favorizuar qëndrimin tuaj këtu në Itali nëse dëshironi.
Do t'ju ofrojnë ti bashkoheni një programi asistence me rregulla specifike që ata do të ti shpjegojnë. Mund ti kontaktoni këta persona edhe thjesht për informacion, për të mësuar më shumë rreth shërbimeve të tyre ose për të kërkuar ndihmë të menjëhershme. Shërbimi është falas dhe anonim.

Nëse përjetoni një nga këto situata mund të:

  • Merrni informacion në lidhje me ligjet dhe format e ndihmës që ju njihen me të drejtë
  • Merrni ndihmën mjekësore që ju nevojitet
  • Tju ofrohet strehim në një vend të mbrojtur nëse keni frikë për sigurinë tuaj
  • Kërkoni të qëndroni në Itali duke vazhduar kërkesën tuaj për mbrojtje ndërkombëtare ose duke kërkuar një lloj tjetër leje qëndrimi
  • Kërkoni të ktheheni në vendin tuaj të origjinës në mënyrë të mbrojtur, përmes një projekti të kthimit vullnetar të asistuar
“I besova asaj gruaje që më premtoi se do të më sillte në Itali për të ndryshuar jetën time. Tani, pas një udhëtimi të tmerrshëm, gjendem këtu, e detyruar të prostituohem per të paguar një borxh ”.
J. R., 22 vjeç
“Kam kaluar një udhëtim të gjatë sepse babai im kishte vendosur që unë do të duhej të vija në Europë për të ndihmuar familjen time. Tani punoj 10 orë në ditë, çdo ditë të javës pa pushuar kurrë, jetoj në të njëjtin vend ku punoj dhe kam akoma një borxh për të paguar për udhëtimin tim me personin që më gjeti punë këtu në Itali ”.
M.H. 18 vjeç
"Më bindën të nisesha duke më thënë se këtu do të gjeja një jetë më mirë, dhe tani unë jetoj në rrugë duke kërkuar para dhe duke dhënë një pjesë të asaj që unë fitoj për ata që më sollen ketu".
G.S., 20 vjeç

Presidenza del Consiglio dei Ministri / Ministero dell’Interno / Unhcr

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip