Rregullat e reja për udhëtimet nga 18 maji

Nga data 18 maj,në përgjithësi ju mund të lëvizni pa limite brenda qarkut (regione) në të cilin ndodheni. Sidoqoftë, autoritetet mund të kufizojnë udhëtimet në disa zona të qarkut për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Lëvizjet nga një qark në tjetrin janë ende të kufizuara. Në përgjithësi, ju duhet të qëndroni brenda qarkut në të cilin ndodheni. Arsyet e vetme të vlefshme për të kaluar në një qark tjetër janë: për arsye pune, të cilat duhet të jenë të demonstrueshme; në raste urgjence absolute; për arsye shëndetësore; që të ktheheni në shtëpi ose në vendbanimin tuaj. Ky rregull është i vlefshëm deri më 2 qershor.

Nga 3 qershori, në përgjithësi, do të jetë e mundur lëvizja pa limit nga një qark në tjetrin. Sidoqoftë, autoritetet mund të kufizojnë udhëtimin në disa zona të Italisë për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Është akoma e ndaluar mbledhja e njerëzve në vende publike ose të hapura për publikun. Në çdo rast, gjithmonë konsultohuni me sitin e rajonit ku jeni dhe ku dëshironi të shkoni për të marrë azhurnime për atë që mund të bëni.

You may also like...

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip