Dekreti i Rinisjes: Të ardhurat e emergjencës (Rem)

Të ardhurat e emergjencës “il Reddito di Emergenza” (Rem) është një masë e ndihmës së të ardhurave për familjet si pasojë e emergjencës COVID-19. Rem përbëhet nga dy këste me nga 400 deri në 800 euro secila. Kërkesat janë qëndrimi në Itali, të ardhurat dhe pasuri më të ulëta se kërkesat standarde dhe një ISEE më pak se 15,000 Euro. Rem nuk është në përputhje me masat ndihmëse të tjera të dhëna nga Qeveria gjatë emergjencës së COVID-19. Nuk është në përputhje me praninë në familje të anëtarëve që janë: mbajtës të pensionit të drejtpërdrejtë ose indirekt (me përjashtim të “assegno ordinario di invalidità”) ; personave të punësuar, paga e të cilëve është më e lartë se nje nivel i caktuar; përfituesit e “reddito di cittadinanza”.

Aplikimet për Rem duhet të dorëzohen brenda Qershorit 2020.

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi konsultohuni me faqen e internetit të INPS, kontaktoni një patronazh ose telefononi numrin jeshil të ARCI.

 

Dekreti i rinisjes: kompensime të reja për punëtorët 

Dekreti i rinisjes ka rinovuar dhe përfshirë kompensime për punëtorët në vijim të emergjencës së COVID-19:

  • Profesionistët e lirë, co.co.co, punëtorë të vetëpunësuar të regjistruar në “Gestioni speciali dell’AGO” dhe punëtorët sezonalë të turizmit që morën kompensimin prej 600 eurosh për muajin Mars marrin një ndihmë prej 600 euro edhe për muajin Prill.
  • Punëtorët e bujqësisë që morën kompensimin prej 600 euro për muajin Mars marrin një ndihmë prej 500 euro për muajin Prill 2020.
  • Profesionistët e lirë që kanë pësuar ulje me të paktën 33% në të ardhurat e dymujorshit të dytë të vitit 2020 në krahasim me atë të dymujorshit të dytë të 2019 marrin një kompensim prej 1000 euro për muajin maj. Edhe punëtorët co.co.co. të regjistruar në “Gestione separata” me disa kritere specifike, ata do marrin një ndihmë prej 1000 euro për muajin maj.
  • Punonjësit sezonalë në sektorin e turizmit, të cilët përfunduan në mënyrë të pavullnetshme marrëdhëniet e tyre të punës midis 1 janarit 2019 dhe 17 marsit të vitit 2020 marrin një kompensim për muajin maj 2020, i barabartë me 1000 euro.
  • Kategoritë e ndryshme të punonjësve dhe punëtorëve të vetëpunësuar që si rezultat i urgjencës epidemiologjike nga COVID 19 kanë ndaluar, ulur ose pezulluar veprimtarinë e tyre ose marrëdhëniet e tyre të punës, marrin një kompensim për muajt prill dhe maj prej 600 euro: (ndër të cilet punonjësit sezonalë që i përkasin sektorëve të ndryshëm nga turizmi dhe punëtorët me ndërprerje)
  • Punëtorët shtëpiakë marrin një kompensim, për muajt prill dhe maj të barabartë me 500 euro për çdo muaj, nëse ata kanë një ose më shumë kontrata pune për një kohëzgjatje totale prej të paktën 10 orë në javë dhe nëse nuk jetojnë me punëdhënësin.

E rëndësishme: ata që nuk kanë kërkuar ende ndihmën prej 600 eurosh për muajin Mars duhet ta bëjnë këtë brenda 15 ditëve nga botimi i dekretit: nëse nuk e keni bërë akoma një gjë të tillë, kontaktoni një sportel, një patronato ose vizitoni faqen e internetit të INPS.

Të gjitha kompensimet nuk kontribuojnë në formimin e të ardhurave (reddito). Për më shumë informacione mbi kërkesat e përjashtimet dhe se si të përfitoni kompensimet, këshillohet të telefononi numrin jeshil ARCI, të konsultoni faqen e internetit të INPS ose të kontaktoni një patronato.

Informacionet e dhëna në këtë skedë nuk mund të marrin parasysh situata individuale ose sqarime që mund të vijnë nga qarkore shpjeguese, kështu që është gjithmonë e nevojshme të kontaktoni një konsulent ose numrin jeshil Arci 800 90 55 70.

You may also like...

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip