Rregullimi dhe legalizimi i marrëdhënieve të punës.

Nga 1 qershori 2020 deri më 15 korrik 2020 do të jetë e mundur të paraqitet një kërkesë e jashtëzakonshme për leje qëndrimi për të favorizuar legalizimin e marrëdhënieve të paligjshme të punës në aktivitetet e mëposhtme:

  • a) bujqësi, mbarështim, peshkim e aktivitetet e lidhura;
  • b) asistencë ndaj personit
  • c) punë shtëpiake në mbështetje të nevojave të familjes.

Mund të bëjnë kërkesë:

  1. 1. Punëdhënësit mund të aplikojnë për të punësuar shtetas të huaj të pranishëm në territorin kombëtar ose për të deklaruar ekzistencën e një marrëdhënie pune të parregullt, akoma në vazhdim, për t'u legalizuar. Qytetarët e huaj duhet tu jenë nënshtruar regjistrimeve fotografike dhe daktiloskopike (shenjat e gishtave) ose duhet të kenë qënë të pranishëm në Itali para 8 Marsit dhe pas kësaj date nuk duhet të jenë larguar nga territori kombëtar.
  2. 2. Shtetasit e huaj me leje qëndrimi të skaduar më 31 tetor 2019 - të pa rinovuar ose të shndërruar në një tjetër leje qëndrimi - mund të aplikojnë për një leje qëndrimi të përkohshme të vlefshme në territorin kombëtar për një periudhë 6 mujore.

Qytetarët e huaj që aplikojnë duhet të rezultojnë të pranishëm në territorin kombëtar nga data 8 Mars dhe duhet të kenë kryer aktivitetet e punës të listuara më lart.

Nëse gjatë 6 muajve të lejes së qëndrimit të përkohshëm, qytetari i huaj siguron një kontratë vartëse të punës (në bujqësi, peshkim, mbarështim, ndihmë personale ose punë shtëpiake) leja shndërrohet në leje qëndrimi për arsye pune.

Aplikimet mund të bëhen - në mënyrën e përcaktuar nga Ministria e Brendshme - në:

  1. 1. Sportellin unik per emigracionin.
  2. Rajonin e policisë (Kuestura) për lëshimin e lejeve të qëndrimit. 

Aplikimet mund të paraqiten duke paguar një kontribut të sheshtë prej 500 € nga kompanitë punësuese për të mbuluar kostot e lidhura me përfundimin e procedurës së legalizimit për secilin punëtor. Kurse në rast kërkese nga qytetarë të huaj, kostoja është 160 €.

Kërkesat janë të papranueshme nëse:

- Paraqiten nga një punëdhënës i dënuar në pesë vitet e fundit për favorizim të imigracionit të paligjshëm, krime që synojnë rekrutimin e personave për prostitucion ose të mitur për tu punësuar në veprimtari të paligjshme, ndërmjetësim të paligjshëm dhe shfrytëzim të punës

- Punëdhënësi nuk nënshkruan kontratën e qëndrimit në Sportellin unik per emigracionin, nëse nuk punëson punëtorin e huaj.

Nuk pranohen shtetasit e huaj kundër të cilëve është lëshuar një urdhër dëbimi, për të cilët rezulton refuzimi i hyrjes në territorin e shtetit, të cilët janë të dënuar edhe me dënim jo përfundimtar për krime kundër lirisë personale, për krime të lidhura me drogën, favorizim të imigracionit të paligjshëm ose krime të tjera që synojnë rekrutimin e personave për prostitucion ose të mitur për tu përdorur në veprimtari të paligjshme.

Nuk lejohen të huajt që konsiderohen kërcënim për rendin publik duke marrë parasysh dënimet e dhëna

Nga hyrja në fuqi e këtij dekreti deri në përfundimin e procedurës, pezullohen procedurat penale dhe administrative kundër punëdhënësit dhe punëtorit për:

  1. Punësim i punëtorëve për të cilët është paraqitur deklarata e legalizimit.
  2. Hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në territorin kombëtar.

Gjatë përcaktimit të procedurave të legalizimit, i huaji nuk mund të dëbohet përveçse për arsye të rënda.

Informacionet e dhëna në këtë skedë nuk mund të marrin parasysh situata individuale ose sqarime që mund të vijnë nga qarkore shpjeguese, kështu që është gjithmonë e nevojshme të kontaktoni një konsulent ose numrin jeshil Arci 800 90 55 70.

Your Website Title
Ero Straniero

Ero Straniero Facebook

You may also like...

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip