Lehtësime për qiratë

Pas miratimit të “DL Riparti Italia” për subjektet që ushtrojnë biznes, art apo profesion, me të ardhura ose kompensime jo më të mëdha se 5 milion euro, u takon:

një kredi tatimore prej 60% të qirasë mujore per objektet e marra me qira, me leasing apo koncesion për përdorim jo- rezidencial, për veprimtari industriale, tregtare, artizanale, bujqësore, turistike ose aktivitete të tjera për ushtrimin e zakonshëm dhe profesional të vetë- punësimit.

një kredi tatimore prej 30% në rastin e kontratave për shërbime me perfomanca komplekse ose me qira biznesi, përfshirë të paktën një pronë për përdorim jo- rezidencial.

Kredia tatimore u takon të gjitha strukturave hotelore, pavarësisht nga vëllimi i biznesit të regjistruar.

Kredia tatimore 60% u njihet gjithashtu dhe subjekteve jo-tregtare, duke përfshirë entet e sektorit të tretë dhe entet fetare të njohura në formë civile.

Kredia tatimore është në përpjesëtim me shumën e paguar në periudhën tatimore 2020, duke iu referuar secilit prej muajve Mars, Prill dhe Maj. Qiramarrësve që ushtrojnë veprimtari ekonomike, kredia tatimore u njihet në rast se ata kanë pësuar një rënie në faturim ose të korrisponduesve mujor për muajit referues prej të paktën 50 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të periudhës së mëparshme tatimore.

Kredia tatimore e përmendur në këtë artikull, mundet që në vend të përdorimit të drejtpërdrejtë të saj, të transferohet te subjekte të tjera, përfshirë institucionet e kreditit dhe ndërmjetësit e tjerë financiarë, me aftësi të trasferimit të mëvonshëm të kredisë.

Informacionet e përmbajtura në këtë skedë nuk mund të marrin parasysh situata individuale ose sqarime që mund të vijnë nga qarkore shpjeguese, kështu që është gjithmonë e nevojshme të kontaktoni një konsulent.

Ju këshillojmë të kontaktoni zyrat e patronatit, shoqatat e kategorise, sindikatat ose sportellet e ndihmës juridike dhe administrative të identifikueshme në Juma Map

You may also like...

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip