Kontribut për aktivitetet ekonomike.

Dekreti “Riparti Italia” njeh një kontribut me fond të humbur në favor të operatorëve: të veprimtarive të biznesit, të vetë-punësuar, të ardhurave bujqësore dhe me partita IVA, veprimtaria e të cilit nuk ka pushuar më 31 Mars 2020 

Kontributi u takon me kusht qe shuma e faturimit dhe e korrisponduesve mujor për muajin Prill 2020 është më pak se dy të tretat e shumës së faturimit dhe e korrisponduesve mujor për muajin Prill 2019. Kontributi u takon - në mungesë të kërkesave të përcaktuara më sipër - edhe subjekteve që filluan veprimtarinë nga 1 janari 2019.

Shuma e kontributit, në çdo rast, asnjëherë më pak se 1,000 €, përcaktohet si më poshtë:

  1. 1. 20% e diferencës midis Prillit 2020 dhe Prillit 2019 nëse të ardhurat e periudhës së fundit tatimore nuk kalojnë 400,000 €

  2. 2. 15% e diferencës midis Prillit 2020 dhe Prillit 2019 nëse të ardhurat e periudhës së fundit tatimore janë më të mëdha se 400,000 €

  3. 3. 10% e diferencës ndërmjet Prillit 2020 dhe Prillit 2019 nëse të ardhurat e periudhës së fundit tatimore janë më të mëdha se 1 milion euro dhe më pak se 5 milion euro.

Për të marrë kontributin me fond të humbur, palët e interesuara paraqesin një aplikim elektronik në websitin e “Agenzia delle Entrate”: është e mundur të delegoni paraqitjen e kërkesës për ndërmjetësit.  

Ju këshillojmë të kontaktoni zyrat e patronatit, shoqatat e kategorise, sindikatat ose sportellet e ndihmës juridike dhe administrative të identifikueshme në Juma Map 

Informacionet e përmbajtura në këtë skedë nuk mund të marrin parasysh situata individuale ose sqarime që mund të vijnë nga qarkore shpjeguese, kështu që është gjithmonë e nevojshme të kontaktoni një konsulent.

You may also like...

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip