“Cassa Integrazione” dhe lejet

COVID-19: ZGJATJE E “CASSA INTEGRAZIONE” DHE E LEJEVE TË JASHTËZAKONSHME

Shtohen 5 javë “cassa integrazione” për COVID-19 nga 23 shkurti deri me 31 gusht 2020, përveç 9 javëve të planifikuara, të cilat duhet të përdoren plotësisht për të hyrë në këtë shtesë. Një periudhë tjetër 4-javore mund të përdoret nga 1 shtatori deri më 31 tetor 2020. Për punëtorët në sektorin e turizmit, panaireve dhe kongreseve, parqeve argëtuese, shfaqjeve live dhe kinemasë, këto 4 javë mund të fillojnë para 1 shtatorit.

Gjithashtu rritet dhe numri i ditëve të lejes së jashtëzakonshme COVID-19 për prindërit e fëmijëve me moshë jo më shumë se 12 vjeç: 30 ditë nga 5 Marsi deri më 31 Korrik 2020, ndryshe nga 15 të planifikuar më parë. Punonjësve privatë ditët e lejes u paguhen me 50%. Mund të bëni kërkesë për lejen nëse nuk keni aplikuar për bonus baby-sitting dhe nëse prindi tjetër nuk është i papunë, nuk punon ose përfitues i një ndihme ekonomike.

You may also like...

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip