NDIHMA SOCIALE

Për të përmirësuar efektet e bllokimit (lock-down) si shkak i emergjencës së Coronavirus (COVID-19), Qeveria italiane ka vënë në zbatim një seri ndihmash sociale për të varfërit, të papunët dhe familjet. Në këtë seksion, i cili do të azhurnohet vazhdimisht, të gjitha detajet në lidhje me rregullat e aprovuara që kanë të bëjnë me subvencionet sociale të miratuara nga qeveria.

Bonus për Bashkëpunëtorët Familjarë dhe Kujdestarët për të Moshuarit

Bonusi “colf e badanti” përbëhet nga 500 € të paguara çdo muaj nga INPS si për muajin prill dhe maj.

Ju mund të aplikoni nëse:

  • më 23 shkurt keni pasur një kontratë pune me më shumë se 10 orë në javë
  • keni pësuar ulje te orarit te punes prej 25%
  • nuk merrni bonuse ose të ardhura të tjera, përveç të ardhurave nga “reddito di cittadinanza”, deri ne arritjen e nje pragu prej 600 €

 

Aplikimi duhet të bëhet drejtpërdrejt nëINPS ose përmes patronateve.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Bonus colf e badanti

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Bonus colf e badanti

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Bonus colf e badanti
JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Bonus colf e badanti

Bllokim i dëbimeve

Si rezultat i miratimit nga ana e qeverisë i rregullave në mbështetje të popullatës (Ligji numër 27 i vitit 2020) të gjitha procedurat e nxjerrjes me force nga shtepite dhe lëshimit të banesave janë pezulluar deri më 1 Shtator.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Blocco degli sfratti

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Blocco degli sfratti

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Blocco degli sfratti

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Blocco degli sfratti

Rritja e BONUSIT BABY-SITTING dhe QENDRA VERORE

COVID-19: Rritja e BONUSIT BABY-SITTING dhe QENDRA VERORE

Rritet bonusi baby-sitting me 1200 euro (krahasuar me 600 euro). Masa është e aksesueshme nga prindërit e fëmijëve deri në moshën 16 vjeç që punojnë në sektorin privat ose që janë punonjës publik, por vetëm nëse ato punojnë në sektorin e shëndetit, sigurisë, mbrojtjes dhe strukturat e ndihmës publike. Bonusi gjithashtu mund të shpenzohet për regjistrimin e fëmijëve në qendrat verore, shërbimet integruese për fëmijët dhe shërbimet socio-arsimore territoriale.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Baby Sitting e centri estivi

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Baby Sitting e centri estivi

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Baby Sitting e centri estivi

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Baby Sitting e centri estivi

Mbështetje për udhëtarët

Mund te bejne kerkese per rimbursim, udhëtarët për arsye pune ose studimi, përdoruesit e kompanive që ofrojnë shërbime të transportit hekurudhor dhe shërbime të transportit publik lokal, të cilet plotësojne kushtet e mëposhtme:

a) të ketë një abonim hekurudhor ose të transportit publik lokal, të vlefshëm gjatë periudhës së interesuar nga masat e qeverisë, në përputhje me dekretet e Kryeministrit për zbatimin e dekreteve ligjore të 23 shkurtit 2020, n. 6, e 25 Marsit 2020, n. 19;

b) mund të deklarojnë, nën përgjegjësinë e tyre, me vetë-çertifikim, në përputhje me dekretin e Presidentit të Republikës 28 Dhjetor 2000 nr. 445, të cilët nuk ishin në gjendje të përdorin biletën/abonenë e udhëtimit, tërësisht ose pjesërisht, për shkak të masave qeveritare të siper përmendura.

Cdokush që dëshiron të kërkojë një rimbursim të biletave/aboneve të udhëtimit duhet t'i komunikojë kërkesën e tij kompanise së transportit, duke theksuar pamundësinë e ndërmarrjes së udhëtimit. Brenda 15 ditëve nga marrja e komunikimit, transportuesi jep rimbursimin përmes:

- Një kupon te barazvlefshëm me koston e biletës i cili duhet të përdoret brenda një viti nga lëshimi.

- Kohëzgjatje të abonesë për një periudhe që korrespondon me atë gjatë së cilës nuk ka qenë e mundur të përdoret. 

Informacionet e përmbajtura në këtë skedë nuk mund të marrin parasysh situata individuale ose sqarime që mund të vijnë nga qarkore shpjeguese, kështu që është gjithmonë e nevojshme të kontaktoni një konsulent.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Supporto Pendolari

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Supporto Pendolari

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Supporto Pendolari

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Supporto Pendolari

Kupon për blerjen e biçikletave

Banorët ne moshë madhore në kryeqendrat e qarqeve, në qytetet metropolitane, në kryeqendrat e provincave ose në Komunat me një popullsi më të madhe se 50,000 banorë u jepet një "kupon lëvizshmërie", i barabartë me 60 përqind të shpenzimeve të bëra e sidoqofte jo më shumë se 500 €, duke filluar nga 4 maji i vitit 2020 (data e hyrjes në fuqi e Dekretit Kryeministror të 26 Prillit 2020) dhe deri më 31 Dhjetor 2020 për:

  • blerja e biçikletave, përfshirë biçikletat e me pedalim te asistuar, si dhe automjetet për lëvizje personale me shtytje kryesisht elektrike, siç janë segway, hoverboard, monopatine dhe monowheels dmth për përdorimin e shërbimeve të lëvizjes së përbashkët për përdorim individual, përveç atyre që përdorin autovetura.

Ky "kupon lëvizshmërie" mund të kërkohet vetëm një herë dhe ekskluzivisht për një nga përdorimet e synuara.


JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Buono Acquisto Biciclette

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Buono Acquisto Biciclette

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Buono Acquisto Biciclette

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Buono Acquisto Biciclette

Bonus për Pushime.

Pas aprovimit të “DL Riparti Italia”, familjeve me të ardhura në ISEE jo më shumë se 40,000 euro u njihet një kredi, në lidhje me periudhën e taksës 2020, për pagesa që lidhen me përdorimin e shërbimeve të ofruara në shkallë vendi nga bizneset e akomodimit turistik, nga agriturizmet dhe bed &breakfast.

Kredia mund të përdoret nga një anëtar i vetëm për secilën familje, deri në maksimum 500 euro për familje. Kredia e parashikuar zvogëlohet me uljen e pjesëtarëve të familjes: për këtë arsye do të njihet një kredi e barabartë me 300 euro për familjet e përbëra nga dy persona dhe 150 euro për ato të përbëra nga një person i vetëm.

1) shpenzimet duhet të bëhen në një zgjidhje të vetme dhe në lidhje me shërbimet e bëra nga një kompani e vetme akomoduese turistike, ose nga një agriturizem ose një bed & breakfas i vetëm;

2) shuma totale duhet të dokumentohet me faturë elektronike ose dokument tregtar, duke treguar kodin fiskal të personit që synon të përdorë kredinë;

3) pagesa për shërbimin duhet të bëhet pa ndihmën, ndërhyrjen ose ndërmjetësimin e subjekteve që menaxhojnë platforma ose porta telematike, përveç agjensive të udhëtimit dhe operatorëve turistikë.

Kredia mund të përdoret vetëm në masën 80% në formën e një zbritje nga shuma e detyruar, ndërsa 20% i mbetur njihet në formën e një zbritjeje tatimore në deklaratën tatimore nga përfituesi.

Informacionet e përmbajtura në këtë skedë nuk mund të marrin parasysh situata individuale ose sqarime që mund të vijnë nga qarkore shpjeguese, kështu që është gjithmonë e nevojshme të kontaktoni një konsulent.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Bonus vacanze

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Bonus vacanze

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Bonus vacanze

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Bonus Vacanze

Dekreti i Rinisjes: Të ardhurat e emergjencës (Rem)

Të ardhurat e emergjencës “il Reddito di Emergenza” (Rem) është një masë e ndihmës së të ardhurave për familjet si pasojë e emergjencës COVID-19. Rem përbëhet nga dy këste me nga 400 deri në 800 euro secila. Kërkesat janë qëndrimi në Itali, të ardhurat dhe pasuri më të ulëta se kërkesat standarde dhe një ISEE më pak se 15,000 Euro. Rem nuk është në përputhje me masat ndihmëse të tjera të dhëna nga Qeveria gjatë emergjencës së COVID-19. Nuk është në përputhje me praninë në familje të anëtarëve që janë: mbajtës të pensionit të drejtpërdrejtë ose indirekt (me përjashtim të “assegno ordinario di invalidità”) ; personave të punësuar, paga e të cilëve është më e lartë se nje nivel i caktuar; përfituesit e “reddito di cittadinanza”.

Aplikimet për Rem duhet të dorëzohen brenda Qershorit 2020.

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi konsultohuni me faqen e internetit të INPS, kontaktoni një patronazh ose telefononi numrin jeshil të ARCI.

 

Dekreti i rinisjes: kompensime të reja për punëtorët 

Dekreti i rinisjes ka rinovuar dhe përfshirë kompensime për punëtorët në vijim të emergjencës së COVID-19:

  • Profesionistët e lirë, co.co.co, punëtorë të vetëpunësuar të regjistruar në “Gestioni speciali dell’AGO” dhe punëtorët sezonalë të turizmit që morën kompensimin prej 600 eurosh për muajin Mars marrin një ndihmë prej 600 euro edhe për muajin Prill.
  • Punëtorët e bujqësisë që morën kompensimin prej 600 euro për muajin Mars marrin një ndihmë prej 500 euro për muajin Prill 2020.
  • Profesionistët e lirë që kanë pësuar ulje me të paktën 33% në të ardhurat e dymujorshit të dytë të vitit 2020 në krahasim me atë të dymujorshit të dytë të 2019 marrin një kompensim prej 1000 euro për muajin maj. Edhe punëtorët co.co.co. të regjistruar në “Gestione separata” me disa kritere specifike, ata do marrin një ndihmë prej 1000 euro për muajin maj.
  • Punonjësit sezonalë në sektorin e turizmit, të cilët përfunduan në mënyrë të pavullnetshme marrëdhëniet e tyre të punës midis 1 janarit 2019 dhe 17 marsit të vitit 2020 marrin një kompensim për muajin maj 2020, i barabartë me 1000 euro.
  • Kategoritë e ndryshme të punonjësve dhe punëtorëve të vetëpunësuar që si rezultat i urgjencës epidemiologjike nga COVID 19 kanë ndaluar, ulur ose pezulluar veprimtarinë e tyre ose marrëdhëniet e tyre të punës, marrin një kompensim për muajt prill dhe maj prej 600 euro: (ndër të cilet punonjësit sezonalë që i përkasin sektorëve të ndryshëm nga turizmi dhe punëtorët me ndërprerje)
  • Punëtorët shtëpiakë marrin një kompensim, për muajt prill dhe maj të barabartë me 500 euro për çdo muaj, nëse ata kanë një ose më shumë kontrata pune për një kohëzgjatje totale prej të paktën 10 orë në javë dhe nëse nuk jetojnë me punëdhënësin.

E rëndësishme: ata që nuk kanë kërkuar ende ndihmën prej 600 eurosh për muajin Mars duhet ta bëjnë këtë brenda 15 ditëve nga botimi i dekretit: nëse nuk e keni bërë akoma një gjë të tillë, kontaktoni një sportel, një patronato ose vizitoni faqen e internetit të INPS.

Të gjitha kompensimet nuk kontribuojnë në formimin e të ardhurave (reddito). Për më shumë informacione mbi kërkesat e përjashtimet dhe se si të përfitoni kompensimet, këshillohet të telefononi numrin jeshil ARCI, të konsultoni faqen e internetit të INPS ose të kontaktoni një patronato.

Informacionet e dhëna në këtë skedë nuk mund të marrin parasysh situata individuale ose sqarime që mund të vijnë nga qarkore shpjeguese, kështu që është gjithmonë e nevojshme të kontaktoni një konsulent ose numrin jeshil Arci 800 90 55 70.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Il Decreto Rilancio e il reddito di emergenza

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Il Decreto Rilancio e il reddito di emergenza

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Il Decreto Rilancio e il reddito di emergenza

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Il Decreto Rilancio e il reddito di emergenza

Buoni spesa

Kuponë blerjeje për mallra ushqimorë dhe nevojat themelore: përparësi për individët dhe familjet me vështirësi ekonomike

-- Me urdhrin nr. 658 të Shefit të Departamentit të Mbrojtjes Civile, të gjitha komunat italiane kanë marrë fonde për t'ua caktuar njerëzve në nevojë: këto janë kupona që mund të shpenzohen për blerjen e mallrave ushqimorë dhe nevojat themelore.

Çdo komunë identifikon kriteret e ndarjes dhe shumën e kontributit. Përfituesit janë familjet dhe personat që kanë vuajtur më shumë nga ndikimi ekonomik i emergjencës Covid-19, duke u dhënë përparësi atyre që nuk marrin mbështetje tjetër publike (Të ardhurat e shtetësisë (reddito di cittadinanza), REI, NASPI, cassa integrazione, etj.).

Bazuar në artikullin 27, paragrafi 1, i Dekretit Legjislativ 251/2007, përfituesit e mbrojtjes ndërkombëtare kanë të drejtë në të njëjtin trajtim si qytetarët italianë në qasjen në kuponat e blerjes.

Për të njohur kriteret, mënyrat dhe afatet e kërkesës së kontributeve, vizitoni seksionin e dedikuar në faqen e internetit të komunës tuaj.

DOKUMENTET

VIDEO

Podcast

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip