SHAQO

Për të përmirësuar efektet e bllokimit (lock-down) si shkak i emergjencës Coronavirus (COVID-19), Qeveria italiane ka vënë në zbatim një seri masash për të mbështetur punëtorët dhe bizneset. Në këtë seksion, i cili do të azhurnohet vazhdimisht, të gjitha detajet në lidhje me rregullat e aprovuara mbi punën, stazhin e punës dhe procedurat për të kërkuar subvencionet.

PËRDITËSIM Zgjatje e afatit të Legalizimit.

Zgjaten nga 15 korriku në 15 gusht 2020 afatet e paraqitjes së kërkesave për rregullim dhe paraqitjen e kërkesës për leje qëndrimi
Për më shumë informacion mbi procedurën, lexoni këtë artikull. questo articolo.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Proroga Regolarizzazione
JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Proroga regolarizzazione

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Proroga Regolarizzazione

SOS Të drejtat: Numri Jeshil për legalizimin e qëndrimit

800 999 977

ARCI përgjigjet në numrin pa pagesë për legalizimin e qëndrimit në Itali të emigrantëve të paligjshëm

SOS Të drejtat, për legalizimin e qëndrimit (regolarizzazione) përgjigjet nga e hëna deri të premten me këto orare 9:00 - 13:00 dhe 14:30 - 18:30. Numri falas i SOS Të drejtat u përgjigjet kërkesave për informacion mbi legalizimet e reja të qëndrimit në Itali. që aktualisht janë të mundshme për ata që punojnë në bujqësi ose në shërbimet e kujdesit për personin.

ARCI, përmes komiteteve territoriale, do të shoqërojë dhe monitorojë mundësinë e marrjes së lejes së qëndrimit për të gjithë shtetasit e huaj që përmbushin kriteret e kërkuara. SOS Të drejtat do të përdorë rrjetin e shërbimeve të JumaMap dhe do të denoncojë çdo mashtrim dhe praktikë diskriminuese që do na raportohen.

Shërbimi është falas nga telefonat fiks dhe celular dhe përdor shërbimin e ndërmjetësimit gjuhësor të rrjetit Arci.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] SOS DIRITTI 800 999 977

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] SOS DIRITTI 800 999 977

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] SOS DIRITTI 800 999 977

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] SOS DIRITTI 800 999 977

“Cassa Integrazione” dhe lejet

COVID-19: ZGJATJE E “CASSA INTEGRAZIONE” DHE E LEJEVE TË JASHTËZAKONSHME

Shtohen 5 javë “cassa integrazione” për COVID-19 nga 23 shkurti deri me 31 gusht 2020, përveç 9 javëve të planifikuara, të cilat duhet të përdoren plotësisht për të hyrë në këtë shtesë. Një periudhë tjetër 4-javore mund të përdoret nga 1 shtatori deri më 31 tetor 2020. Për punëtorët në sektorin e turizmit, panaireve dhe kongreseve, parqeve argëtuese, shfaqjeve live dhe kinemasë, këto 4 javë mund të fillojnë para 1 shtatorit.

Gjithashtu rritet dhe numri i ditëve të lejes së jashtëzakonshme COVID-19 për prindërit e fëmijëve me moshë jo më shumë se 12 vjeç: 30 ditë nga 5 Marsi deri më 31 Korrik 2020, ndryshe nga 15 të planifikuar më parë. Punonjësve privatë ditët e lejes u paguhen me 50%. Mund të bëni kërkesë për lejen nëse nuk keni aplikuar për bonus baby-sitting dhe nëse prindi tjetër nuk është i papunë, nuk punon ose përfitues i një ndihme ekonomike.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Covid-19: cassa integrazione e congedo

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Covid-19: cassa integrazione e congedo

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Covid-19: cassa integrazione e congedo

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Covid-19: cassa integrazione e congedo

Puna e shkathët (Smart working)

Deri në përfundimin e urgjencës COVID-19, punonjësit e sektorit privat që kanë të paktën një fëmijë nën moshën 14 vjeç kanë të drejtë të kryejnë punën në mënyrë smart, me kusht që kjo mënyrë të jetë në përputhje me karakteristikat e vetë punës. Në familje nuk duhet të ketë një prind tjetër që merr kompensim të të ardhurave në rast të pezullimit ose ndërprerjes së punës. Gjithashtu, puna smart nuk mund të adoptohet nëse në familje është dhe prindi tjetër i cili nuk punon. Puna smart mund të bëhet përmes mjeteve informatike të punonjësit nëse mjetet nuk sigurohen nga punëdhënësi.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Lavoro Agile

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Lavoro Agile

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Lavoro Agile

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Lavoro Agile

Kontribut për aktivitetet ekonomike.

Dekreti “Riparti Italia” njeh një kontribut me fond të humbur në favor të operatorëve: të veprimtarive të biznesit, të vetë-punësuar, të ardhurave bujqësore dhe me partita IVA, veprimtaria e të cilit nuk ka pushuar më 31 Mars 2020 

Kontributi u takon me kusht qe shuma e faturimit dhe e korrisponduesve mujor për muajin Prill 2020 është më pak se dy të tretat e shumës së faturimit dhe e korrisponduesve mujor për muajin Prill 2019. Kontributi u takon - në mungesë të kërkesave të përcaktuara më sipër - edhe subjekteve që filluan veprimtarinë nga 1 janari 2019.

Shuma e kontributit, në çdo rast, asnjëherë më pak se 1,000 €, përcaktohet si më poshtë:

  1. 1. 20% e diferencës midis Prillit 2020 dhe Prillit 2019 nëse të ardhurat e periudhës së fundit tatimore nuk kalojnë 400,000 €
  2. 2. 15% e diferencës midis Prillit 2020 dhe Prillit 2019 nëse të ardhurat e periudhës së fundit tatimore janë më të mëdha se 400,000 €
  3. 3. 10% e diferencës ndërmjet Prillit 2020 dhe Prillit 2019 nëse të ardhurat e periudhës së fundit tatimore janë më të mëdha se 1 milion euro dhe më pak se 5 milion euro.

Për të marrë kontributin me fond të humbur, palët e interesuara paraqesin një aplikim elektronik në websitin e “Agenzia delle Entrate”: është e mundur të delegoni paraqitjen e kërkesës për ndërmjetësit.  

Ju këshillojmë të kontaktoni zyrat e patronatit, shoqatat e kategorise, sindikatat ose sportellet e ndihmës juridike dhe administrative të identifikueshme në Juma Map 

Informacionet e përmbajtura në këtë skedë nuk mund të marrin parasysh situata individuale ose sqarime që mund të vijnë nga qarkore shpjeguese, kështu që është gjithmonë e nevojshme të kontaktoni një konsulent.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Contributo per le attività economiche

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Contributo per le attività economiche

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Contributo per le attività economiche

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Contributo per le attività economiche

Lehtësime për qiratë

Pas miratimit të “DL Riparti Italia” për subjektet që ushtrojnë biznes, art apo profesion, me të ardhura ose kompensime jo më të mëdha se 5 milion euro, u takon:

një kredi tatimore prej 60% të qirasë mujore per objektet e marra me qira, me leasing apo koncesion për përdorim jo- rezidencial, për veprimtari industriale, tregtare, artizanale, bujqësore, turistike ose aktivitete të tjera për ushtrimin e zakonshëm dhe profesional të vetë- punësimit.

një kredi tatimore prej 30% në rastin e kontratave për shërbime me perfomanca komplekse ose me qira biznesi, përfshirë të paktën një pronë për përdorim jo- rezidencial.

Kredia tatimore u takon të gjitha strukturave hotelore, pavarësisht nga vëllimi i biznesit të regjistruar.

Kredia tatimore 60% u njihet gjithashtu dhe subjekteve jo-tregtare, duke përfshirë entet e sektorit të tretë dhe entet fetare të njohura në formë civile.

Kredia tatimore është në përpjesëtim me shumën e paguar në periudhën tatimore 2020, duke iu referuar secilit prej muajve Mars, Prill dhe Maj. Qiramarrësve që ushtrojnë veprimtari ekonomike, kredia tatimore u njihet në rast se ata kanë pësuar një rënie në faturim ose të korrisponduesve mujor për muajit referues prej të paktën 50 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të periudhës së mëparshme tatimore.

Kredia tatimore e përmendur në këtë artikull, mundet që në vend të përdorimit të drejtpërdrejtë të saj, të transferohet te subjekte të tjera, përfshirë institucionet e kreditit dhe ndërmjetësit e tjerë financiarë, me aftësi të trasferimit të mëvonshëm të kredisë.

Informacionet e përmbajtura në këtë skedë nuk mund të marrin parasysh situata individuale ose sqarime që mund të vijnë nga qarkore shpjeguese, kështu që është gjithmonë e nevojshme të kontaktoni një konsulent.

Ju këshillojmë të kontaktoni zyrat e patronatit, shoqatat e kategorise, sindikatat ose sportellet e ndihmës juridike dhe administrative të identifikueshme në Juma Map

JumaMap – COVID-19 in Italy · [Bambara] Info Covid: agevolazioni per gli affitti

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN] Info Covid: agevolazioni per gli affitti

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Info Covid: agevolazioni per gli affitti

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Info Covid: agevolazioni per gli affitti

Masat për Promovimin e punës bujqësore

Pas aprovimit të nenit 101 të "DL Riparti Italia" mbi promovimin e punës bujqësore, përcakton mundësinë e lidhjes së kontratave me afat të caktuar në sektorin e bujqësisë për jo më shumë se 30 ditë, të rinovueshme për 30 ditë të tjera, edhe per ata qe: jane ne “cassa integrazione” me 0 ore, marrin NASPI ose DIS-COLL si dhe “reddito di cittadinanza”. Nënshkrimi i kontratës nuk do të pasohet nga humbja ose zvogëlimi i përfitimeve të parashikuara, brenda limitit prej 2000 euro, për tërë vitin 2020.

 

Informacionet e dhëna në këtë skedë nuk mund të marrin parasysh situata individuale ose sqarime që mund të vijnë nga qarkore shpjeguese, kështu që është gjithmonë e nevojshme të kontaktoni një konsulent ose numrin jeshil Arci 800 90 55 70.

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Misure Per Promozione Del Lavoro Agricolo

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Misure Per Promozione Del Lavoro Agricolo

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Misure Per Promozione Del Lavoro Agricolo

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Misure Per Il Lavoro Agricolo

Rregullimi dhe legalizimi i marrëdhënieve të punës.


PËRDITËSIM 16/06/2020 Zgjatje e afatit të Legalizimit.
Zgjaten nga 15 korriku në 15 gusht 2020 afatet e paraqitjes së kërkesave për rregullim dhe paraqitjen e kërkesës për leje qëndrimi Për më shumë informacion mbi procedurën, lexoni këtë artikull.

Nga 1 qershori 2020 deri më 15 korrik 2020 do të jetë e mundur të paraqitet një kërkesë e jashtëzakonshme për leje qëndrimi për të favorizuar legalizimin e marrëdhënieve të paligjshme të punës në aktivitetet e mëposhtme:

  • a) bujqësi, mbarështim, peshkim e aktivitetet e lidhura;
  • b) asistencë ndaj personit
  • c) punë shtëpiake në mbështetje të nevojave të familjes.

Mund të bëjnë kërkesë:

  1. 1. Punëdhënësit mund të aplikojnë për të punësuar shtetas të huaj të pranishëm në territorin kombëtar ose për të deklaruar ekzistencën e një marrëdhënie pune të parregullt, akoma në vazhdim, për t'u legalizuar. Qytetarët e huaj duhet tu jenë nënshtruar regjistrimeve fotografike dhe daktiloskopike (shenjat e gishtave) ose duhet të kenë qënë të pranishëm në Itali para 8 Marsit dhe pas kësaj date nuk duhet të jenë larguar nga territori kombëtar.
  2. 2. Shtetasit e huaj me leje qëndrimi të skaduar më 31 tetor 2019 - të pa rinovuar ose të shndërruar në një tjetër leje qëndrimi - mund të aplikojnë për një leje qëndrimi të përkohshme të vlefshme në territorin kombëtar për një periudhë 6 mujore.

Qytetarët e huaj që aplikojnë duhet të rezultojnë të pranishëm në territorin kombëtar nga data 8 Mars dhe duhet të kenë kryer aktivitetet e punës të listuara më lart.

Nëse gjatë 6 muajve të lejes së qëndrimit të përkohshëm, qytetari i huaj siguron një kontratë vartëse të punës (në bujqësi, peshkim, mbarështim, ndihmë personale ose punë shtëpiake) leja shndërrohet në leje qëndrimi për arsye pune.

Aplikimet mund të bëhen - në mënyrën e përcaktuar nga Ministria e Brendshme - në:

  1. 1. Sportellin unik per emigracionin.
  2. Rajonin e policisë (Kuestura) për lëshimin e lejeve të qëndrimit. 

Aplikimet mund të paraqiten duke paguar një kontribut të sheshtë prej 500 € nga kompanitë punësuese për të mbuluar kostot e lidhura me përfundimin e procedurës së legalizimit për secilin punëtor. Kurse në rast kërkese nga qytetarë të huaj, kostoja është 160 €.

Kërkesat janë të papranueshme nëse:

- Paraqiten nga një punëdhënës i dënuar në pesë vitet e fundit për favorizim të imigracionit të paligjshëm, krime që synojnë rekrutimin e personave për prostitucion ose të mitur për tu punësuar në veprimtari të paligjshme, ndërmjetësim të paligjshëm dhe shfrytëzim të punës

- Punëdhënësi nuk nënshkruan kontratën e qëndrimit në Sportellin unik per emigracionin, nëse nuk punëson punëtorin e huaj.

Nuk pranohen shtetasit e huaj kundër të cilëve është lëshuar një urdhër dëbimi, për të cilët rezulton refuzimi i hyrjes në territorin e shtetit, të cilët janë të dënuar edhe me dënim jo përfundimtar për krime kundër lirisë personale, për krime të lidhura me drogën, favorizim të imigracionit të paligjshëm ose krime të tjera që synojnë rekrutimin e personave për prostitucion ose të mitur për tu përdorur në veprimtari të paligjshme.

Nuk lejohen të huajt që konsiderohen kërcënim për rendin publik duke marrë parasysh dënimet e dhëna

Nga hyrja në fuqi e këtij dekreti deri në përfundimin e procedurës, pezullohen procedurat penale dhe administrative kundër punëdhënësit dhe punëtorit për:

  1. Punësim i punëtorëve për të cilët është paraqitur deklarata e legalizimit.
  2. Hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në territorin kombëtar.

Gjatë përcaktimit të procedurave të legalizimit, i huaji nuk mund të dëbohet përveçse për arsye të rënda.

Informacionet e dhëna në këtë skedë nuk mund të marrin parasysh situata individuale ose sqarime që mund të vijnë nga qarkore shpjeguese, kështu që është gjithmonë e nevojshme të kontaktoni një konsulent ose numrin jeshil Arci 800 90 55 70.



Your Website Title




Ero Straniero

Ero Straniero Facebook



JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Regolarizzazione ed emersione rapporti di lavoro

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Regolarizzazione ed emersione rapporti di lavoro

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Regolarizzazione ed emersione rapporti di lavoro

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Regolarizzazione ed emersione rapporti di lavoro

Puna në bujqësi: cilat mundësi?

Për shkak të urgjencës së COVID-19, sektori bujqësor po përjeton në të gjithë Italinë mungesë të punëtorëve sezonalë. Qarqet, provincat autonome dhe shoqatat e kategorisë kanë aktivizuar ose fuqizuar platforma në internet që inkurajojnë kontaktin dhe takimin midis ndërrmarjeve bujqësore dhe punëtorëve. .

Për të aplikuar, duhet të vizitoni faqet e internetit të mëposhtme:

Nëse keni probleme në vendin e punës, nëse pagesa ose koha juaj e punës nuk përputhet me atë që është vendosur, nëse masat e sigurisë nuk respektohen, mund të kontaktoni një organizatë sindikale, një sportel të ndihmës territoriale ose numrin jeshil 800905570 ( Lycamobile - 351 1376335)

Burimi “Lavoro agricolo, le iniziative per incrociare meglio domanda e offerta”, www.integrazionemigranti.gov.it

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Lavoro in agricoltura: quali opportunità?

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Lavoro in agricoltura: quali opportunità?

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Lavoro in agricoltura: quali opportunità?

Info CuraItalia

seleziona lingua 2
Seleziona lingua:

Bonus 600 Euro: i disponueshëm edhe për azilkërkuesit, refugjatët dhe mbajtësit e lejeve të tjera të qëndrimit

Nga 1 Prilli 2020 në uebfaqen e INPS (https://www.inps.it/) mund të aplikoni për të marrë Bonusin prej 600 Euro për muajin Mars.

  • Punonjësit autonomë që kanë hapur një numër të TVSH-së (partita IVA) deri me 23 shkurt 2020

  • Bashkëpunëtorë të koordinuar dhe të vazhdueshëm (Co.co.co.) me marrëdhënie aktive punësimi në 23 shkurt 2020

  • Artizanë, tregtarë, fermerë të drejtpërdrejtë, aksionarë dhe kolonë

  • Punëtorët sezonalë të turizmit dhe qëndrave termale që kanë ndërprerë (pa u varur prej tyre) marrëdhëniet e punës nga 1 Janari 2019 deri më 17 Mars 2020

  • Punëtorët e spektaklit me të paktën 30 kontribute ditore të paguara në vitin 2019 dhe me të ardhura në të njëjtin vit jo më të larta se 50,000 euro;

  • Punonjësit e bujqësisë, punëtorët bujqësorë me kohë të caktuar dhe kategoritë e tjera të punëtorëve të regjistruar në listat vjetore me kusht që ata të kenë së paku 50 ditë punë efektive në bujqësi në vitin 2019

Kontributi NUK mund të kërkohet nëse aktualisht merrni:

Çfarë ju nevojitet për të aplikuar?

  • Një llogari rrjedhëse ku INPS do të kreditojë kontributin ● Hyrja në shërbimet online të INPS https://serviziweb2.inps.it/RichiestaPin/jsp/menu.jsp

Hyrja në shërbimet online të INPS https://serviziweb2.inps.it/RichiestaPin/jsp/menu.jsp https://serviziweb2.inps.it/RichiestaPin/jsp/menu.jsp

Bonusi baby sitting (shërbimi dado): i disponueshëm edhe për punonjësit refugjatë dhe azilkërkues.

Në uebfaqen e INPS (www.inps.it), si një alternativë e pushimit prindëror (congedo parentale), ju mund të kërkoni një bonus për të paguar shërbimin e baby sitting, të parashikuar ne Decreto Cura Italia... . .

Bonusi parashikohet për punonjesit e mëposhtëm:

  • punonjës të sektorit privat;
  • të regjistruar ekskluzivisht në Gestione Separata. (Fond Sigurimesh INPS për kategori te veçanta punonjësish)
  • të vetëpunësuarit e regjistruar në INPS
  • të vetëpunësuarit e regjistruar në fonde profesionale

Bonusi përbëhet nga maksimumi 600 Euro për çdo familje me fëmijë nën moshën 12 vjeç për të shpenzuar në shërbime te baby sitting. Kufiri i moshës nuk vlen për fëmijët me aftësi të kufizuara të regjistruar në shkollë ose të vendosur në qendrat e kujdesit ditor. Bonusi paguhet nga INPS përmes Librezës Familjare. . .

Për informacion dhe për të aplikuar për bonusin, duhet të hyni në shërbimet online të INPS (https://www.inps.it/)

Kujdes: Nëse aplikimi është paraqitur me PIN të thjeshtuar, duhet të dispononi dhe pjesën e dytë e PIN-it, në mënyrë që të regjistroheni në platformën e Librezës Familjare dhe të përfitoni bonusin në mënyrë elektronike.

Leje speciale COVID-19: e disponueshme edhe për azilkërkuesit dhe refugjatët

Përmes faqes së internetit INPS (https://www.inps.it/) është e mundur të kërkohet një leje e jashtëzakonshme 15-ditore e hapur për të gjithë punëtorët nga 5 marsi deri në ditën e rihapjes së shkollave.https://www.inps.it/

Karakteristikat:

Paga 50%, për prindërit e fëmijëve deri në 12 vjeç

Pa pagesë për prindërit e fëmijëve midis moshës 12 dhe 16 vjeç

Paga 50% për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara të rënda (pa kufij moshe)

Çfarë ju nevojitet për të aplikuar?

COME ACCEDERE AI SERVIZI ONLINE PER RICHIEDERE:
BONUS 600 EURO / CONGEDO STRAORDINARIO COVID / BONUS BABYSITTING

Është e mundur të hyni në shërbimet online INPS përmes:
1. PIN i lëshuar nga INPS;
2. SPID i nivelit 2 ose më i lartë;
3. Karta e Identitetit Elektronik 3.0 (CIE);
4. Karta Kombëtare e Shërbimeve (CNS).
Mund të kërkoni PIN-in përmes kanaleve të mëposhtme:
- faqja e internetit www.inps.it, duke përdorur shërbimin "Richiesta PIN";
- Contact Center, duke telefonuar numrin pa pagesë 803 164 (falas nga rrjeti fiks), ose 06164164 (me pagesë nga rrjeti celular).
.

Masat e “Riparti Italia”

Qeveria italiane ka aprovuar dekretin ligjor - i cili së shpejti do të diskutohet në parlament, e që është efektiv që tani - “Riparti Italia” me masa të shumta për të mbështetur popullsinë. Lexoni shënimet informuese specifike mbi:

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip