TË MITURIT

Për të përmirësuar efektet e bllokimit (lock-down) si shkak i emergjencës së Coronavirus (COVID-19), Qeveria italiane ka vënë në zbatim një seri masash që kanë të bëjnë me të miturit, shkollat ​​dhe aktivitetet për fëmijë. Në këtë seksion, i cili do të azhurnohet vazhdimisht, të gjitha detajet mbi rregulloret e aprovuara në lidhje me të miturit.

Rientriamo a scuola in sicurezza

Finalmente è arrivato il momento di preparare lo zaino. Quest’anno, insieme a libri e quaderni, dobbiamo metterci anche alcune nuove abitudini.

I materiali della campagna istituzionale dedicata al personale scolastico, alle famiglie, alle studentesse e agli studenti per accompagnare la ripresa delle lezioni e favorire l’adozione delle nuove abitudini da rispettare.

(Fonte: Ministero della Salute)


MISURA LA TEMPERATURA
Fallo ogni giorno prima di uscire. Se hai più di 37.5°, o sintomi riconducibili al Covid-19, resta a casa e contatta il medico.

LAVA SPESSO LE MANI
E usa i prodotti igienizzanti messi a disposizione all’interno del tuo Istituto.

SEGUI LA SEGNALETICA
Ingressi e uscite sono differenziati, segui le indicazioni predisposte dalla tua scuola.

SCARICA L’APP IMMUNI
Se hai dai 14 anni in su, scaricala subito. L’App consente di rilevare un’eventuale esposizione al Covid-19.

MANTIENI LA DISTANZA
Evita ogni assembramento. Mantieni sempre almeno un metro di distanza fra te e gli altri.

INDOSSA LA MASCHERINA
Portala sempre quando sei in movimento o negli spazi comuni. Al banco, se è rispettato il metro di distanza, puoi toglierla. Sotto i 6 anni non è prevista.

INFORMATI SUGLI INGRESSI
È previsto un solo accompagnatore per studentessa/studente. Puoi informarti sulle regole per l’accesso sul sito della tua scuola.

PROTEGGENDO NOI STESSI, PROTEGGIAMO ANCHE GLI ALTRI

https://youtu.be/A0YtBBE-Ud4

Informacione të dobishme për vazhdimin administrativ për të miturit e huaj të pashoqëruar që kanë mbushur ose do të mbushin 18 vjeç në muajt e ardhshëm.

Përshëndetje të gjithëve, 

siç e dini me përhapjen e urgjencës së Koronavirus, shumë aspekte të jetës së përditshme kanë ndryshuar. Në veçanti, për disa prej jush, rrugë si shkolla, stazhi ose rinovimi dhe lëshimi i lejeve të qëndrimit kanë pësuar ndryshime dhe ngadalësime.  

Nëse keni nevojë për informacion ose sqarime për situatën tuaj personale, kërkoni ndihmë: 

  • tutortit tuaj;
  • stafit të qendrës ku jetoni;
  • shoqatave të referimit (për shembull ARCI) nëse nuk jetoni në një qendër pritjeje.

Këtu mund të gjeni disa informacione të dobishme për vazhdimin administrativ: 

Çfarë është vazhdimi administrativ? 

Vazhdimi administrativ është, sipas ligjit italian, mundësia për të mitur të huaj të pashoqëruar, të cilët kanë leje qëndrimi për të mitur dhe që do të bëhen 18 vjeç, për të vazhduar rrugën e tyre të pritjes dhe integrimit në Itali, deri në mbushjen e moshës 21 vjeç. 

Për kë është vazhdimi administrativ? 

Vazhdimi administrativ u drejtohet të gjithë të miturve të huaj të pashoqëruar që janë afër të mbushin 18 vjeç dhe që kanë një leje qëndrimi për të mitur. 

Kush e paraqet kërkesën për vazhdimin administrativ?  

  • Tutori juaj.

ose 

  • Shërbimet Sociale të Komunes, me mbështetjen e operatorëve të qendrës ku jetoni.

    VINI RE..Nëse keni vështirësi ta paraqisni këtë kërkesë përmes tutorit tuaj ose përmes shërbimeve sociale, mund të kërkoni ndihmë tek shoqatat e referencës (për shembull ARCI) për të kontaktuar drejtpërdrejt me Gjykatën e të Miturve. 

Si paraqitet kërkesa për vazhdimin administrativ? 

Kërkesa për vazhdimin administrativ paraqitet me një kërkesë në Gjykatën e të miturve (mund të gjeni në internet dhe modele të kësaj kërkese).  

Në kërkesën për vazhdimin administrativ, shërbimet sociale do të kërkojnë nga Gjykata e të miturve që të zgjasë pritjen në strukturën ku jetoni dhe gjithashtu rruget që keni marrë deri në moshën njëzet e një vjec, për t'ju lejuar të vazhdoni rrugën që keni filluar në Itali që nga ardhja juaj 

Ku duhet të paraqitet kërkesa për vazhdimin administrativ? 

  • Prokurorisë pranë Gjykatës për të mitur 

ose 

  • Në Gjykatën e të miturve

Kur duhet të paraqitet kërkesa për vazhdimin administrativ? 

Para moshës 18 vjeç. 

Ç’lloj përgjigjeje mund të marr? 

Gjykata për të mitur, pasi të vlerësojë historinë tuaj personale, do të jetë në gjendje të vendosë mbi besimin tuaj tek shërbimet sociale, pra zgjatjen e pritjes tuaj në objektin ku jetoni, pa e kaluar kufirin e moshës 21 vjeç. 

Po sikur të marr një përgjigje negative? 

Në këtë rast, ju rekomandojmë të kontaktoni tutorin tuaj ose operatorët e qendrës ku jetoni për të mësuar më shumë rreth situatës tuaj personale. 

A është e mundur të paraqitet kërkesa për vazhdim administrativ edhe në këtë periudhë emergjente? 

Po, për më shumë informacion ju këshillojmë të kontaktoni tutorin tuaj ose operatorët e qendrës ku jetoni për më shumë informacion mbi situatën tuaj personale. 

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PIDGIN ENGLISH] Prosieguo Amministrativo

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Prosieguo Amministrativo

JumaMap – COVID-19 in Italy · [PULAR] Prosieguo Amministrativo

JumaMap – COVID-19 in Italy · [SONINKE] Prosieguo Amministrativo

Jeni një i mitur në pritje të ribashkimit familjar?

Përshëndetje!

Nëse jeni duke pritur të ribashkoheni me një anëtar të familjes tuaj përmes procedurës së ashtëquajtur "Rregullorja Dublin III", lexoni me kujdes informacionin e mëposhtëm:

  • Siç e dini, emergjenca shëndetësore nga COVID - 19 përfshin të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Qëllimi kryesor i të gjitha shteteve është mbrojtja e shëndetit të njeriut, e cila është e mundur në këtë moment vetëm duke minimizuar udhëtimet brenda dhe jashtë shteteve.
  • Nëse jeni në fillim të procedurës, shfrytëzoni këtë periudhë për të kërkuar dokumente në lidhje me ju dhe te afërmin që dëshironi të arrini në Europë. Nëse është e mundur, kontaktoni të afërmit tuaj për t'ju dërguar foto, çertifikata të lindjes, kartat e identitetit ose çdo lloj dëshmie e prove se jeni një familje: ky material mund të dërgohet edhe gjatë kësaj periudhe. Zyrat që merren me kërkesën tuaj vazhdojnë të punojnë!
  • Masat për të përballuar emergjencën nuk e bllokojnë përgjithmonë transferimin tuaj, por ato mund të ngadalësojnë procedurën tuaj të ribashkimit: urgjenca që po përjetojmë është e përkohshme, nuk do të zgjasë përgjithmonë! Mos u shqetëso, duhet të jesh i durueshëm!
  • Nëse keni bërë kërkesë për ribashkim dhe jeni afër që të mbushni 18 vjeç, ose i keni mbushur menjëherë pas paraqitjes së kërkesës, mos u shqetësoni: procedura juaj vazhdon edhe nëse jeni bërë i rritur!
  • Se stai per compiere 18 anni, vorresti raggiungere un tuo familiare in un altro Stato dell’Unione Europea, ma ancora non hai presentato domanda di ricongiungimento, parlane subito con il tuo tutore, operatore, consulente legale, assistente sociale: loro sanno cosa fare e possono aiutarti.
  • Nëse jeni afër të mbushni 18 vjeç, e dëshironi të arrini një familjarin tënd në një shtet tjetër të Bashkimit Evropian, por akoma nuk keni aplikuar për ribashkim, bisedoni menjëherë me tutorin tuaj (kujdestarin), operatorin, konsulentin legal (ligjor), asistentin social: ata dinë çfarë të bëjnë dhe mund t'ju ndihmojnë.

Nëse keni ndonjë dyshim, flisni për të! Operatori, tutori, konsulenti legal janë këtu për t'ju mbështetur ju dhe familjen tuaj dhe mund t'ju japin informacione të dobishme.

Nëse keni pyetje në lidhje me ribashkimin tuaj, projekti EFRIS mund t'ju përgjigjet: na telefononi, na shkruani ose pyesni operatorin tuaj të na kontaktoni në adresën e postës elektronike progettoefris@cidas.coop ose në numrat +39 3404277780; +39 3428735259.

Nëse dëshironi më shumë informacion, mund të vizitoni uebfaqen Juma Map https://coronavirus.jumamap.com/it_it/ ose të kontaktoni operatorët në numrin pa pagesë 800905570/3511376355 ose në adresën numeroverderifugiati@arci.it

(Thanks to CIDAS)

JumaMap – COVID-19 in Italy · [BAMBARA] Sei un minore in attesa di ricongiungimento?

RIBASHKIMIT FAMILJAR

Procedura e RIBASHKIMIT FAMILJAR MSNA në pajtim me Rregulloren e Dublinit III gjatë EMERGJENC COS COVID-19

Praktika të këshillueshme në lidhje me bashkimin familjar të të miturve të huaj të pashoqëruar MSNA, në përputhje me nenin 8 të të ashtuquajturës "Rregullorja Dublin III", për tu adoptuar në periudhën e emergjencës shëndetësore nga COVID-19.

NË CILËN FAZË TË PROÇEDURËS NDODHET I MITURI?

  1. I mituri ka shprehur gatishmërinë e tij për t'u ribashkuar me një të afërm në një

shtet tjetër të BE-së, por ende nuk është fotosenjaluar (fotografohet dhe i merren shenjat e gishtave) me qëllim aplikimin për mbrojtje ndërkombëtare: bazuar në Qarkoren e Ministrisë së Brendshme nr. 0020359 të 9 Marsit 2020, Kuesturat vazhdojne të marrin rregullisht aplikime për mbrojtje ndërkombëtare, por jo në të gjitha është aktualisht e mundshme të bëhet zyrtarizimi i modelit C3 dhe Formularit të Dublinit . Për rrjedhojë, përveç nëse i mituri është afër moshës madhore, mund të konsiderohet të pritet rifillimi i aktiviteteve të zakonshme të Kuesturës, në mënyrë që të paraqitet kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare, pa shkëputje midis fotosenjalimit dhe zyrtarizimit të C3. Ndërkohë këshillohet që të përkushtoheni në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm me qëllim paraqitjen e kërkesës (pemën familjare, pëlqimin e të miturit, pëlqimin e të afërmit, intervistën mbi lidhjet familjare, raportet për interesat më të mira të të miturit, dokumentet e identifikimit (e të afërmit dhe të miturit).

  1. I mituri është fotosenjaluar me qëllim kërkesën për mbrojtje, por nuk ishte në gjendje të zyrtarizonte C3 për shkak të reduktimit të aktiviteteve të Kuesturës::

nga momenti i fotosenjalimit, fillon një afat prej 3 muajsh, brenda të cilit është e mundur të paraqitet kërkesa për të ashtuquajturin "bashkim familjar" në zbatim të Rreg. Dublin III: afati nuk është pezulluar. Në rast se afati skadon në periudhën midis prillit dhe gjysmës së parë të majit, këshillohet që dokumentet në lidhje me kërkesën të dërgohen në mënyrë telematike direkt në Njësinë e Dublinit (L'unità Dublino) sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe në këtë rast, pasi policia të rifillojë aktivitetet e tyre të zakonshme, do të jetë e nevojshme edhe që të zyrtarizohet modeli C3 në procedurën e Dublinit;

  1. 3. Kërkesa për ribashkim ishte e suksesshme, por për shkak të pezullimit të disa veprimtarive të Kuesturës, është e pamundur të njoftohet vendimi::

këshillohet të kontaktoni Kuesturën referente dhe të kërkoni që të vazhdojnë me njoftimin, me PEC (posta elektronike e çertifikuar) ose përmes metodave të tjera të dakorduara me zyrat përkatëse si p.sh. letër e porositur (it.raccomandata). Pas njoftimit, do të jetë e mundur të vazhdohet me kërkesën për autorizim (nulla osta) për transferimin e të miturit, që duhet ti dërgohet autoritetit gjyqësor kompetent.

  1. Procedura u përfundua me sukses, por transferimi nuk mund të kryhet për shkak të kufizimeve në lëvizjen e njerëzve të disponuara për përballimin e emergjencës COVID-19:

transferimet nga Italia në vendet e tjera të BE-së aktualisht janë pezulluar. Në zbatim të nenit 29 të Rregullores së Dublin III, transferimi duhet të bëhet brenda 6 muajsh prej pranimit nga Shteti i BE-së, drejt të cilit është kërkuar ribashkimi; Prandaj, nëse afati afrohet, kontaktoni menjëherë Njësinë e Dublinit për të kërkuar mbështetjen e tyre.

VINI RE Arritja e moshës madhore para përfundimit të procedurës së ribashkimit në përputhje me Rregulloren e Dublin III nuk ndikon në rezultatin e saj: konsiderohet i mitur një person që është nën moshën 18 vjeç në momentin e aplikimit.

Udhëzimet e dhëna nuk pretendojnë se janë shteruese: është thelbësor një vlerësim rast për rast në lidhje me procedurën e bashkimit familjar të MSNA(të miturit e huaj të pashoqëruar).

Në veçanti, nëse gjendeni në situatat e përshkruara në pikat 1 dhe 2, mund të jetë e dobishme të raportoni rastet individuale në pritje: ekipi i projektit EFRIS do të përcjellë komunikimin tek Njësia e Dublinit, e cila kështu do të jetë në gjendje të monitorojë fazën e regjistrimit të C3 nga ana e Kuesturës dhe të ndërhyjë në rast të afrimit të afatit të skadimit.

Ekipi i projektit EFRIS punon në mbështetje të çështjeve të ribashkimit familjar të të miturve MSNA: na kontaktoni për çdo dyshim ose sqarim!

E-mail progettoefris@cidas.coop;

Telefoni +39 3404277780; +39 3428735259 Më përgjithësisht, për informacion, materiale dhe azhurnime mbi ndikimin e COVID - 19 në azilkërkuesit dhe refugjatët, konsultohuni me platformën Juma Map https://coronavirus.jumamap.com/it_it/ ose kontaktoni operatorët Arci në numrin e gjelbërt 800905570 / 3511376355 ose tek e-mail numeroverderifugiati@arci.it

DOKUMENTET

VIDEO

MAPPA

MINIILA APP: una mano tesa per ogni minore che arriva  in Europa,  per consentirgli di arrivare in un luogo sicuro e per essere trattato con amore, rispetto e dignità.

Cerchi informazioni o aiuto nel paese in cui ti trovi? Scarica l’applicazione qui

Podcast

Shqip
Italiano English (UK) Français አማርኛ العربية বাংলা 简体中文 Español ਪੰਜਾਬੀ Русский Af Soomaali ትግርኛ اردو Wolof Shqip